Pamje: Aksident në Veternik të Prishtinës, vetura dëmtohet dukshëm

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Veternik të Prishtinë, ku shihet se vetura është dëmtuar dukshëm.

Nga pamjet që ka siguruar Sinjali, shihet se vetura ka dalë në krahun tjetër të rrugës.

Lexo edhe:  Rrahje mes disa personash te “Rrethi i Flamurit”, pamje nga vendi i ngjarjes