Ndahet nga jeta në moshë të re infermierja e QKMF-së në Deçan
Infermierja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Dafina Hakaj, është ndarë nga jeta mbrëmjen e kaluar.
Lajmin e kobshëm për vdekjen e saj e ka dhënë kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, i cili u ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerën.
E në rrjete sociale nuk munguan as postimet e familjarëve dhe kolegëve të cilët kanë ndarë fjalët më të ndjera në kujtim të Dafina Hakajt.
Nuk janë bërë ende të ditura detajet për ceremoninë mortore të së ndjerës.