Bastisje në një shtëpi në Suharekë, policia gjen armë në një shtëpi
Një bastisje është zhvilluar më 10.04.2024 në fshatin Duhël në Suharekë.
Shtëpia e një personi të dyshuar është bastisur ndërsa policia ka gjetur dhe sekuestruar armë e municion.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia e hetimeve në koordinim me prokurorin, në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe sekuestruar, një pushkë gjuetie, një pistoletë, një karikator të zbrazët si dhe gjashtë fishekë.
I dyshuari është arrestuar ndërsa për rastin është intervistuar.
Prokurori kujdestar ka vendosur që të njëjtin ta hetoj në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje.