Që nga janari deri në gjysmë të prillit, 840 mijë udhëtarë kaluan përmes ANP “Adem Jashari”
840 mijë qytetarë kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka qenë rreth 650 mijë. Kështu ka bërë të ditur për EO, zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara.
E vendet që vizitohen më shumë këtë periudhë janë Zvicra, Gjermania, Austria e Turqia, ndërsa janë shtuar edhe destinacione të reja.
Gara thotë se këtë vit presin që numri i udhëtarëve të kalojë mbi katër milionë, 1 milion më shumë se vitin e kaluar.
“Nëse e krahasojmë periudhën e njëjtë të vitit 2023 me periudhën e njëjtë të këtij viti, ne në këtë vit kemi një rritje në total prej 30 për qind. Vitin e kaluar kanë qenë diku rreth 650 mijë udhëtarë në këtë periudhë ndërkaq tash kemi rreth 840 mijë ose më shumë. Viti 2023 i kemi përmbyllur mbi 3.4 milionë udhëtarë ndërkaq në vitin 2024 presim një rritje apo presim të arrimë shifrën prej 4 milionë udhëtarësh në vit shifër e cila nuk ka qenë më herët po ashtu edhe në vitin 2023 ka qenë hera e parë që kemi arritur 3 milionë udhëtarë. Sa i përket destinacioneve të cilat vizitohen më së shumti apo tek të cilat kemi më së shumti fluturime, shteti zviceran është shteti i cili prin me numër të udhëtarëve, pastaj pasohet nga Gjermania, kemi më pas Vjenën e Turqinë dhe kështu më radhë”, u shpreh Gara, duke thënë se gjatë vikendeve rritet numri i udhëtarëve që kalojnë përmes Aeroportit