Rohde urdhëron Serbinë: Shtensionoje situatën, menjëherë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga Serbia shtensionim të menjëhershëm të situatës, pas ndalimit të qytetarëve dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Rohde tha se ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Kosovës, përfshirë ata nga nacionaliteti serb, nga ana e autoriteteve serbe, është i papranueshëm.

“De-eskalim tani! Ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit, duke përfshirë serbët, nga autoritetet serbe është i papranueshëm dhe sigurisht nuk mund të pritet nga një vend kandidat i BE-së. Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe ne presim që edhe politikanët serbë të flasin për bashkëqytetarët e tyre!” ka shkruar Rohde në platformën “X”.

Lexo edhe:  Qytetarja serbe nga Veriu: Situata është mirë, Vuçiçi është kriminel