Vëllai i Egla Cenos e pranon që motra e tij u martua për interes: Që t’i fitojë letrat
Pas aludimeve të shumta që kanë qarkulluar në rrjet, vëllai i aktores Egla Ceno ka vendosur të japë sqarime lidhur me statusin e gjendjes civile të motrës së tij.
Ai e ka mohuar faktin se Egla është e martuar me një italian, një histori që është përhapur së fundmi në mediat sociale dhe portale.
Beso Ceno u shfaq i qetë dhe i drejtpërdrejtë kur shpjegoi situatën, duke theksuar se Egla ka pasur një “martesë për letra” për të fituar leje qëndrimin në Itali dhe jo një martesë të vërtetë.
“Nuk është e martuar”, tha ai. “Një mik i ngushtë është ofruar ta ndihmojë… unë e di që motrën e kam të pamartuar”.
Në të njëjtën bisedë, ai u pyet rreth deklaratave të Paloma, ish-banores së Big Brother, e cila kishte thënë se Egla ishte e martuar me një italian me emrin Françesko.
“Po, është e saktë”, u përgjigj Beso.
Gjithashtu, Beso theksoi lirinë dhe hapësirën që ka secili për të shprehur veten, duke u shprehur se janë “njerëz të lirë të themi çfarë duam”.