Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot parashihet të kemi mot me vranësira të shpeshta dhe lokalisht me intervale kohore me diell.

Vende-vende priten riga lokale shiu, kurse orëve të pasdites parashihen zhvillime të fuqishme të vranësirave duke përfshirë edhe ato konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër të imët. Temperaturat nga 2 minimalja deri në 12 gradë Celsius maksimalja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira dhe në disa vise me intervale kohore me diell. Pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër të imët. Reshjet do të jenë të karakterit lokal.

Të premten dhe të shtunën më pak reshje dhe më shumë intervale kohore me diell. Reshjet e shiut zhvendosen në jug të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ku priten vranësira të dendura. Në viset tjera shumë pak reshje dhe intervale kohore me diell. Mëngjesi i së shtunës ka rrezik për ngrica të dobëta në disa vise sidomos në ato kodrinore-malore.

Të dielën reshje të reja shiu.

Lexo edhe:  Vrasja e 23-vjeçarit në Prizren, Gjykata i shpall fajtorë dy të akuzuarit – i dënon me 35 vjet burgim