Zjarr në një lokal në Gjakovë

Një lokal është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Gjakovës, në rrethana akoma të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Sinjalit, i cili tha se akoma nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në pamjet e dërguara shihet se Policia dhe Zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes për të intervenuar.

 

Lexo edhe:  Kryetari i një komune ndan 600 euro nga paga e tij për sigurim shëndetësor të Njësisë Speciale