Vëllai i Gjyljeta Ukellës: Rasti është shumë i rëndë, uroj që organet e drejtësisë të zbardhin ngjarjen
Shpat Ukella, vëllai i gruas që u vra dje në Pejë, ka folur sot para gazetarëve në lidhje me rastin tragjik.
Ai tha se për ta rasti është shumë i rëndë.
“Falënderoj Zotin për krejt këta njerëz që kanë ardhë me na nderu dhe me na respektu në këto ditë të vështira për neve. Për neve rasti është shumë i rëndë. Uroj që organet e drejtësisë sa më shpejtë ta bëjnë zbardhjen dhe ta kryejnë punën e tyre dhe uroj që asnjëherë të mos ndodhin këso raste në qytetin tonë dhe sidomos në shtetin e as në kombin tonë të Kosovës dhe Shqipërisë e më gjerë. Ju faleminderit, kaq është prej meje. Nuk dimë asgjë më shumë për rastin”,tha ai.
Gjyljeta Ukella dyshohet se u privua nga jeta nga bashkëshorti i saj sot rreth orës 08:15, në banesën e tyre në qëndër të Pejës.