I jepet lamtumira e fundit gruas që u vra dje në Pejë
Në varrezat e qytetit në Pejë, sot iu dha lamtumira e fundit Gjyljeta Ukellës, 43 vjeçarës që u vra nga bashkëshorti i saj.
Ukella u vra mëngjesin e djeshëm nga bashkëshorti Edmond Lajqi, i cili gjendet në masën e paraburgimit për një muaj. Në ceremoninë mortore morën pjesë qytetarë të shumtë të Pejës, përfshirë dhe kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri, si dhe ministren e MINT-it, Rozeta Hajdari. Ukella la pas vetes 3 fëmijë.