Burri nga Kosova tentoi t’i fuste paligjshëm mbi 24 mijë euro në Shqipëri

24 mijë e 900 euro të padeklaruara janë konfiskuar nga Policia e Shtetit në pikën kufitare në Morinë.

Paratë i takonin I.Z, 45-vjeçar nga Kosova/Lipjani.

Aksioni u realizua në bashkëpunim edhe me autoritetet doganore.

Automjeti Mercedes Benz, është kaluar për kontroll të detajuar.

Kjo është realizuar me qëllim të parandalimit të kalimit të paligjshëm në kufi.

“Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Lexo edhe:  Arrestohet dhe ndalohet Pronari i ‘Arditi Taxi’ në Ferizaj, detaje nga aksioni