Gruaja që u vra sot në Pejë ishte punonjëse shëndetësore

Gjyljeta Ukella, gruaja e cila u vra sot nga bashkëshorti i saj Edmond Lajqi në Pejë, ishte punonjëse shëndetësore e stomatologjisë.

Ajo, punonte si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

E ndjera ishte punëtore shëndetësore prej gati dy dekadave, ka thënë në një njoftim për media Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Pejës.

“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë,punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella”.

Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes. U prehshë në parajsë!”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  “Mos u kthe në banesë se e din çka të pret” - Djali kërcënon nënën e tij pasi nuk ia dha 400 euro