“Harxhoj 3 mijë euro në muaj, lekët mi japin…”, habit ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Meshkujt kanë tentuar të më blenë me para
Ish konkurrentja e Për’puthen, Enisa Gega ditën e djeshme ishte e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” – nga Ronaldo Sharka në E Diell.
Ajo foli për jetën pas largimit nga programi, si dhe për një njohje të re me një djalë nga Londra. Ndër të tjera, duke mos iu shpëtuar ngacmimeve të moderatorit, Enisa tregoi se harxhon 3 mijë euro në muaj.
Ronaldo Sharka: Ka pasur meshkuj që kanë tentuar të blejnë me para?
Enisa Gega: Po, por më e çuditshmja është që ato meshkuj që kanë tentuar kanë qenë mbi 35 e sipër… por që jo!
Ronaldo Sharka: Sa lekë shpenzon në muaj?
Enisa Gega: Bashkë me kursimet, shtëpi drita ujë, goca unë, shkon tek 3000 euro në muaj!
Ronaldo Sharka: Do fillojnë komentet, ku i gjen lekët?
Enisa Gega: Fisi i mamit tim, është fis shumë i madh dhe fis me emër të cilët jetojnë të gjithë në Itali dhe lavdi Zotit, mua më kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës.