Vushtrriasi gjuan rreth 10 herë për qejf me armën ilegale, pasi arrestohet zbulohet se ishte në kërkim

Të shtënat me armë në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se të kundërligjshme, janë edhe të rrezikshme. Këto raste po raportohen pothuajse çdo ditë në vend, e madje po përfundojnë edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Edhe mbrëmë pas mesnate janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Vushtrri.

Sinjali mëson se një 39-vjeçar po dyshohet se për qejf shkrepi rreth 10 herë me armën e zjarrit, të cilën e posedonte pa leje.

Posa njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, është sekuestruar një armë zjarri nga i dyshuari, si dhe gëzhojat që janë gjetur në veturën e tij.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.

Sipas të njëjtave burime, i njëjti ka qenë në kërkim policor lidhur me një rast tjetër.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për dy vepra penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorimi i armës”.

Lexo edhe:  Digjet një kamion në Zubin Potok