Bedri Hamza viziton familjen e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit për Bajram
Kryetari i Mitrovicës, njëherit kandidat i PDK-së për Keyeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot me rastin e festës së Fiter Bajramit, familjet e dy prej krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Hamza në këto vizita u shoqërua nga djali i tij, Ensari dhe nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri.
Postimi i Hamzës nga vizita te babai i Thaçit:
Në konakun e bacit Haxhi, babait të Presidentit Hashim Thaçi, për të uruar festën e Bajramit
Bisedat me bacin Haxhi dhe gjithë familjen e Presidentit janë gjithmonë miqësore dhe familjare.
Megjithatë, ndjenjë e përzier. Presidenti mungon!