Rrëmbehet një person në Vushtrri, arrin të largohet por ia vjedhin veturën

Një person është rrëmbyer gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

Policia e Kosovës njofton se viktima derisa ishte në rrugë me veturë është kërcënuar me armë nga një person tjetër. i cili e ka detyruar të hyjë në automjet dhe të vazhdojë rrugën drejt Prishtinës.

Viktima ka arritur të largohet nga vetura, derisa ajo është marrë nga i dyshuari, i cili siç njofton policia është larguar në drejtim të panjohur dhe ndodhet në arrati.

“RRËMBIM Vushtrri /07.04.2024 – 21:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë me automjet, i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës e ka detyruar të hyj në automjet dhe kanë vazhduar në drejtim të Prishtinës, ku viktima ka arritur të largohet, ndërsa i dyshuari i ka marr automjetin viktimës dhe është larguar në drejtim të panjohur dhe gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetim”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Postimi për ish-këshilltarin e Kurtit vazhdon t’i sjellë Krasniqit probleme në Speciale, indinjohet avokatja