Të mërkurën Fitër Bajrami, BIK-u njofton qytetarët kur falet namazi

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar qytetarët se Ramazani përfundon nesër, të martën e 9 prillit.

Tutje në njoftim thuhet se namazi i Fitër Bajramit falet në ora 06:41.

Njoftimi:

DITA E PARË E FITËR BAJRAMIT

të mërkurën më 10 prill 2024

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e martë, më 9 prill 2024.

Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është ditën e mërkurë, më 10 prill 2024.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në orën 5:21, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga profesori i Medresesë, Shkelzen Hoxha.
Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:41, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 10 prill 2024, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër Bajramit!

Lexo edhe:  Hajnat i sakatojnë shtëpitë e mërgimtarëve, për një natë plaçkiten 6 shtëpi në Viti