Grabitet pacientja në Spitalin e Pejës, hajnat ia marrin me dhunë unazat dhe çantën e krahut

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po bie. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë çantat e krahut, që hajnat kanë cak. Kështu ka ndodhur të dielën në Spitalin rajonal të Pejës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një paciente është grabitur nga disa persona në oborrin e spitalit.

Sinjali mëson se kanë qenë tre persona, të cilët me përdorimin e forcës ia kanë marrë unazat gruas nga dora, si dhe çantën e krahut.

E tmerruar me atë që i ndodhi, viktima ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer detaje për ngjarjen.

Në anën tjetër, Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe kapjen e tyre.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimet kanë nisur për veprën penalë “Grabitje”.

Lexo edhe:  KEDS kap 164 qytetarë duke vjedhur rrymën, priten masa të ashpra