Gruaja ngjitet në shtyllën elektrike 20m pas debatit me bashkëshortin për tradhtinë

Në pamje dramatike që janë bërë virale në rrjet, shihet një grua 34 vjeçare në Gorakhpour në veri të Indisë që ishte ngjitur në një shtyllë elektrike më shumë se 20 metra të lartë, pas një konflikti me bashkëshortin.

Sipas raportimeve gruaja Suman Devi kreu aktin e dy diteve me pare në formë ‘kërcënimi vetëvrasjeje’, pasi i kishte rrëfyer bashkëshortit për një lidhje jashtëmartesore me një burrë tjetër.

Çështja bëhet edhe më dramatike teksa nëna e tre fëmijëve i kishte kërkuar bashkëhsortit Ram Govind të lejonte që i dashuri i saj të jetonte me ta, dhe kështu mund të ndihmonte me shpenzimet, por ai kishte refuzuar, shkruan rrjeti vendas IndiaTimes.

Situata e rrezikshme arriti të zgjidhej vetëm pas ndërhyrjes së shpejtë të banorëve dhe zyrtarëve të policise që fillimisht ndalojnë rrymën në shtyllën elektrike e më pas siç shihet në video ndihmojnë gruan të zbresë.

Incidenti i pazakontë dhe motivimi akoma më absurd i gruas, kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. /timesofindia.indiatimes.com/

Lexo edhe:  Bajrami që mbeti pa bukë e rrëfen varfërinë e tij: Punoj edhe pse jam në pension, tepër vështirë më vjen