Pamje të rënda: Trupat e pajetë të shpërndarë afër lumit, në automjet dyshohet se ka ende viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri, ku një makinë e tipit “Benz” ka rënë në anën e lumit Vjosa dhe për pasojë kanë humbur jetën 8 persona.

Pamje të rënda janë publikuar nga vendi i aksidentit në aksin “Këlcyrë-Përmet”, ku mbetën ndodhi aksidenti tragjik.

Në një foto shihen trupat e viktimave të shpërndarë afër lumit, ndërsa raportohet se në automjet ka edhe viktima të tjera.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, dyshohet se shoferi nga Shkodra ishte duke lëvizur me shpejtësi gati 180 km në orë për t’ju shmangur policisë.

Lexo edhe:  Autori i masakrës në universitetin e Pragës nuk veproi i vetëm, u ndihmua nga e dashura e tij