E rëndë për familjen Qestaj: Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Itali
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Itali, ku ka humbur jetën tragjikisht një kosovar. I riu që dyshohet se u vetaksidentua nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe për pasojë ka vdekur, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është Hysni Qestaj, 40-vjeçar, me prejardhje nga Komuna e Junikut.
I ndjeri jetonte në Itali qe një kohë të gjatë bashkë me familjen e tij.
Akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.
Redaksia ka tentuar të konfirmojë rastin edhe me familjen e tij, por nuk ka qenë e mundur të biem në kontakt.