Pamje nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në Ferizaj

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj.

Për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar. E përfshirë në aksident ishte vetura e një mërgimtari nga Italia.

“Me datën 31.03.2024 rreth orês 19:40 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj êshtë një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura , njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.

Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy veturat, lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët, të cilët janë dërguar nê Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin mbi shkaqet e aksidentit” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline

Lexo edhe:  Ky është shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Fushë Kosovë, ndalohet për 48 orë