Aksident i rëndë mes dy veturave në Prizren, pesë të lënduar, një në gjendje serioze

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Kojushë e Hasit në Prizren, ku kanë mbetur të lënduar pasagjerët në dy automjetet e përfshira.

Pesë të lënduarit në aksident janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, ku njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Sinjali raporton se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave nga shoferi i njërës veturë, i cili ka goditur përballë veturën tjetër.

02 Press do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Lexo edhe:  Mitrovicasi pas 14 vite shërbim në FSK merr rrugën e gurbetit për një jetë më të mirë: Shumë ish kolegë po presin të dalin në Evropë pas liberalizmit