Shtrohet pllaka e dytë e xhamisë qendore në Prishtinë

Është shtruar sot pllaka e dytë e xhamisë qendrore në Prishtinë. Punët në ndërtimin e kësaj xhamie po rrjedhin sipas planit.

Pas një zvarritje 10-vjeçare, në qershor të këtij viti, komuna e Prishtinës lëshoi lejen ndërtimore për ndërtimin e objektit të Xhamisë në lagjen “Ulpianë” në Prishtinë.

Punimet filluan në vitin 2020 kur edhe është lëshuar një leje e pjesshme për heqjen e dheut dhe vendosjen e pilotave.

Kjo xhami do të ketë kapacitet për 13 mijë e 905 persona.

Sipas planeve, xhamia pritet të ndërtohet brenda tri vjetëve.

Lexo edhe:  Ky është lokali i masazhit ku zhvillohej prostitucion në Gjilan, arrestohet pronarja dhe “masazherkat” 25-vjeçare