“Desh u lidhe me Meritonin”, Françeska shpërthen në lot pas debatit me Julin: Nuk kam ardhur të denigrohem këtu
Pasi ka debatuar ashpër me Jul Dedën brenda shtëpisë së BBV, Françeska Murati ka shpërthyer në lot.
Teksa Rikja i qëndronte pranë, ajo u shpreh se Juli i ka denigruar figurën, duke e akuzuar se ka dashur të lidhej me Meritonin.
“Juli vazhdon dhe denigron situatat me mua. Unë nëse i kam kap këto gocat, i kam kap te loja e tyre, asnjëherë te jeta private. Këto për mua dinë vetëm ‘ti ke puçrra, je e shëmtuar, sa e ke gojën ti’. Më kanë thënë ‘ti nuk dukesh që ke burrë, desh u lidhe me Meritonin’ dhe unë të vazhdoj të duroj? Nuk dinë të më kapin te loja, por dinë vetëm të më denigrojnë. Kur flas për bashkëshortin dhe fëmijën tim më thonë na çave kokën. Meritonin nuk e përqafoj se i di limitet, i di sesi janë njerëzit në këtë shtëpi. Kam qenë e kujdesur se nëse ka diçka me shumë vlerë për mua, është ajo familja ime e vogël. Filloi duke më thënë mua desh u lidhe me Meritonin, e kupton? A mund të jetë gruaja e tij krenare që e sheh atë duke më fol mua në këtë mënyrë? Të shajë një vajzë të re moshatare me vajzën e tij në këtë mënyrë. Bën këto lloj mashtrimesh, nuk janë normale moj Rike, ky është degradim. Pastaj e drodhi si Egla, jo jo. Nuk kam ardhur të degradohem kështu, ngelën duke më sharë dhe duke fyer. Unë i kap te loja këta njerëz”- u shpreh Françeska.