Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rënë në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës.

Viktima është nxjerrë nga njësitet policore dhe me emergjencë është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është  trajtuar”, thuhet në njoftimin e policisë

“Më 27 mars 2024, në Stacioni Policor në  Prizren,  është raportuar se një person nga Ferizaj i cili bashkë me bashkëshorten e tij ishte  në pushime në fshatin turistikë Prevallë, Prizren kishte dalë për shëtitje në natyrë dhe nuk ishte kthyer më.

Personi si i zhdukur është raportuar nga bashkëshortja e tij. Ajo raporton se bashkëshorti i saj është larguar nga  vendbanimi rreth orës 18:30 dhe nuk dihet se ku është , bashkëshorti i saj është A. M. i lindur më 1963 .

Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët  policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si  dhe familjarët e të zhdukurit.

Të njëjtën dite, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rene në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima është nxjerre nga njësitet policore dhe me emergjence është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është  trajtuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lexo edhe:  Policia gjenë një mini- bunker në argjendarinë “Baraku”