Reperi problematik është njëri nga të dyshuarit për tentim vrasjen në Prishtinë – ka të kaluar kriminale

Dy të dyshuarit për tentim vrasjen që ndodhi dje në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Kolovicë të Prishtinës, ku mbeti i plagosur një person, janë shpallur në kërkim nga Policia.

Ata po dyshohen se janë përfshirë në këtë incident që për pak nuk përfundoi tragjikisht. Njëri prej tyre ka shtënë me armë të gjatë disa herë nga vetura në drejtim të viktimës dhe më pas janë larguar.

Të rinjtë që po kërkohen janë Fitim Doda dhe Arijan Sijarina, fotografitë e të cilëve tashmë janë publikuar nga Policia e Kosovës.

I dyshuari Sijarina, i cili është reper qe një kohë të gjatë, ka edhe të kaluar kriminale.

Para gjashtë vitesh, Gjykata Themelore në Pejë e kishte shpallur fajtor për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Ai akuzohej se pas përfundimit të një ndeshje të futbollit vite më parë ndërmjet Prishtinës e Dritës, që ishte zhvilluar në Pejë, ka shkaktuar rrezik të madh, duke shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimave.

Sijarina njihet edhe për konfliktin në të cilin ishte përfshirë me ish reperin, Fero.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Vazhdon ulja e çmimit të naftës