Arrestohet punëtori i një biznesi në Skenderaj, policia jep detajet

Mbrëmë rreth ores 21:00, është arrestuar i dyshuari punëtor i një lokali, pasi që në të zhvillohej veprimtari e ndaluar bixhozi.

Mësohet së gjatë bastisjes së lokalit, janë hasur dy aparate bixhozi, dy kompjuterë për printimin e tiketave të lojërave të fatit, dy shtëpiza të kompjuterit, dy tastiera, dy mausa, si dhe letra që shërbejnë për printim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe inspektorët komunal të cilët kanë mbyllur lokalin, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt

Lexo edhe:  Derisa serbët mohojnë gjenocidin, sot eshtrat e të paktën një viktime të Srebrenicës u gjetën në Bratunac