150 euro gjobë për shoferin në Mitrovicë që bëri tejkalim në vijë të plotë
Policia ka njoftuar se një person është gjobitur në Mitrovicë për tejkalim në vijë të plotë.
Në njoftimin e policisë thuhet se personi është gjobitur me 150 euro, dy pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik në kohëzgjatje prej tre muajve në territorin e Kosovës.
“Hetuesit e njësisë së Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut, pas pranimit të fotove nga një qytetar, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili gjatë drejtimit të automjetit në rrugën rajonale Pejë-Mitrovicë, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilën veprim kishte rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor”.
“Kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba prej njëqindepesëdhjetë (150) euro, dy pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik në kohëzgjatje prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.