Lajm i hidhur: Vdes afaristi i njohur vushtrrias, Hajrullah Krasniqi

Familja Krasniqi nga Vushtrria ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.

Dje ka ndërruar jetë afarsiti i njohur vushtrrias, Hajrullah Krasniqi, shkruan Jepi Zë.

I ndjeri ishte edhe kusheri i afërt i deputetes Rrezarta Krasniqi, e cila përmes një postimi ka ngushëlluar familjen dhe ka bërë të ditur se varrimi do bëhet sot në ora 12:00 në fshatin Begaj.

Postimi i plotë:

I rëndë njoftimi për të bërë për vdekjen e hershme të kusheririt Hajrullah Krasniqi, afarist dhe njëri i urtë. Largimi i tij nga kjo jetë nuk është humbje vetëm për familjen, por për mbarë Vushtrrinë.
Ceremonia e varrimit bëhet sot nga ora 12:00 në fshatin Begaj.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e ngushtë dhe të gjithë ata që e njohen!

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Ky është personi nga Shipoli që e zuri eskavatori në gurëthyes