Mbishkrimi cirilik hiqet nga objekti i Komunës së Zveçanit, vendoset ‘Republika e Kosovës’

Nga objekti i Komunës së Zveçanit është hequr sot mbishkrimi në gjuhën cirilike, i cili ka qenë deri vonë, si dhe rrethoja rreth objektit.

Siç raporton portali nga veriu Kosovo-Online, disa punëtorë po vendosnin sot kamera të reja para Komunës.

Në murin pranë derës së hyrjes është vendosur një tabelë me mbishkrimin “Republika e Kosovës”.

Para ndërtesës së komunës është parkuar një automjet i blinduar si dhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se më 25 shkurt, pjesëtarët e KFOR-it u tërhoqën para ndërtesës së Komunës në Zveçan dhe deri atëherë kishte mbetur tabela me mbishkrimin “Komuna e Zveçanit” në cirilikjen serbe. Një muaj pas largimit të tyre, tabela u hoq.

Lexo edhe:  Mjeku specialist i Spitalit të Pejës, Reshat Emra, vdiq nga infarkti