Rike Roçi rrëfen të shkuarën e trishtë: Mami ra në koma, babai na solli në shtëpi grua tjetër
Rike Roçi ka rrëfyer të shkuarën e saj të trishtë. Gjatë një bisede emocionale me Roza Latin, ajo tregoi se babai i saj ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të mushkërive dhe se marrëdhënia e tyre familjare nuk ka qenë aspak e lehtë. Rikja ka zbuluar se babai i kishte mbajtur të fshehur një jetë tjetër paralele që ai kishte nisur në Itali.
“Kur pas shumë vitesh ne u bashkuam, ai kishte bërë një jetë të re në Itali, por ne nuk e dinim” tregoi Rike.
“Ajo na e ka nxirë jetën mua dhe mamit”, tha Rike për partneren e re të babait.
Situata u bë më e vështirë kur nëna e tyre përfundoi në spital dhe në atë kohë delikate, babai i tyre i solli këtë grua në shtëpinë e tyre.