Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot dukshëm më i freskët dhe i ftohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta.

Reshje lokale shiu, shqote e bore do të vazhdojnë orëve të hershme të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës ato do të ndërpriten dhe do të vazhdojnë vetëm në disa zona të izoluara. Temperatura nga 0 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Lokalisht parashihen reshje shiu, shqote e bore të intensitetit kryesisht të dobët. Pasdite dhe në mbrëmje reshjet pushojnë tërësisht dhe pason kthjellimi i motit.

E marta në mëngjes mund të sjellë ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës rritje e temperaturave, por edhe vranësira me reshje e rrebeshe shiu. Këto masa ajrore dhe vranësira vijnë nga Mesdheu me rrymime ajrore të ngrohta dhe për këtë arsye nuk do të ketë më ndonjë rrezik për acar. Borë vetëm në malet më të larta.

Nga e mërkura më ngrohtë, por me reshje e rrebeshe të herëpashershme shiu, lokalisht intensive dhe me vetëtima e bubullimë. Temperaturat do të shënojnë rritje./MeteoBallka

Lexo edhe:  12 punëtorë të Trepçës largohen nga puna me vendim të kryeshefit