Përleshje në Gjakovë: 32-vjeçari e kërcënon një person pasi kapen për vetura, arrestohet

Mosmarrëveshja për qarkullimin e disa veturave i ka futur në sherr dy të rinj në fshatin Osek Hilë të Gjakovës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur edhe u arrestua i dyshuari për rastin, ndërkohë që Policia ka zhvilluar bastisje ën shtëpinë e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht i dyshuari F.G., 32-vjeçar e ka kërcënuar viktimën, një 21-vjeçar, si pasojë e një zënke që kanë pasur mes vete për lëvizjen e veturave në një pjesë të fshatit.

Përveç kanosjes, gjatë konfliktit verbal, sipas informacioneve të para, i dyshuari po ashtu e ka ekspozuar një armë. Pasi Polici është vënë në dijeni për rastin, njësitet policore kanë kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku edhe është gjetur arma.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i riu është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë për dy vepra penale, atë të ‘Kanosjes’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Lexo edhe:  Përplasen dy vetura në semafor te “Bill Clintoni”, policia në vendngjarje