Suharekë, vajza e zhdukur në Gelancë gjendet në qytetin e Vushtrrisë, arrestohen dy persona 

Viktima 13-vjeçare, e cila u raportua e zhdukur dhe u gjet pas dy ditësh dyshohet se është keqtrajtuar seksualisht nga dy persona.

Fillimisht u arrestuar vetëm njëri nga të dyshuarit, teksa tashmë Poicia ka arritur ta kap edhe të dyshuarin e dytë.

Të dyshuarve D.D dhe P.B të cilët e morën vajzën në rrugën në hyrje të fshatit Gelancë dhe më pas vazhduan në drejtim të Prizrenit, është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Çka dihet për rastin?

Policia e konfirmoi se rasti u zbulua pasi  13-vjeçarja nga Suhareka u denoncua e zhdukur nga familja e saj dhe Policia arriti ta gjejë atë në qytetin e Vushtrrisë. E mitura ishte raportuar e zhdukur më 16 mars dhe nuk dihej asgjë për fatin e saj, deri më 18 mars, ku një njësi policore ra në gjurmët e saj.

Sipas informacioneve të para, vajza 13-vjeçare gjatë kësaj kohe ka qëndruar me dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të.

Të njëjtit dyshohen se e kanë dhunuar vajzën në disa motele të ndryshme.

Pasi vajza u gjet, është dërguar në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

Ndërsa viktima e mitur, pasi është intervistuar është dërguar në strehimore, duke mos pranuar që të kthehet në shtëpinë e saj

Lexo edhe:  24-vjeçari në Mitrovicë kapet nga Policia me pistoletë në veturë, arrestohet menjëherë