Shërbimi rus i sigurisë: 40 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmi në Moskë

Rreth 40 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur në sulmin në sallën e koncerteve në Moskë, sipas Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, FSB.

Deklarata e plotë e shërbimit të sigurisë ruse:

Po merren të gjitha masat e mundshme për t’u dhënë ndihmë të prekurve si pasojë e sulmit terrorist në Bashkinë e Crocus.

Shërbimet speciale po kryejnë masa aktive kërkimi pas emergjencës në kompleksin Crocus.

Sipas informacioneve paraprake: 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

Lexo edhe:  Digjen tërësisht gjashtë vetura në autosllaon "Betimi" në Vushtrri