I riu në Prizren sulmon fizikisht një polic, ndalohet për 48 orë

Zyrtarët policorë si gjatë kohës kur janë në kryerje të detyrës e edhe atëherë kur janë me rroba civile, ndodh t’i zë sherri me qytetarë, të cilët në shumë raste i ofendojnë, kërcënojnë  e sulmojnë ata, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Arbanë të Prizrenit, ku një person dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi një njësi policore kishte shkuar të intervenojë në një rast të konfliktit ku ishte i përfshirë 22-vjeçari.

Ky i fundit dyshohet se e ka sulmuar fizikisht policin, duke i shkaktuar atij lëndime trupore për çka edhe kërkoi ndihmë mjekësore në spital.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor, në dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Lexo edhe:  Historiani serb: Sulmi në Banjskë e tronditi autoritetin e Vuçiqit, fuqitë perëndimore s’shohin më stabilitet tek ai