Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Një front i ftohtë, i dobët atmosferik pritet të kaloi por pa ndonjë reshje signifikante dhe pa ndonjë ndikim signifikant. Parashihen vranësira të cilat rrallë në ndonjë rajon mund të kushtëzojnë ndonjë rigë shiu. Në malet e larta priten fjolla kalimtare bore. Temperaturat shënojnë ulje të lehta për shkak të aktivizimit të erërave veriore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi priten intervale kohore të gjata me diell dhe vranësira lokale. Për shkak të ndikimit të dobët të frontit të dobët atmosferik që vjen nga verilindja pasdite priten zhvillime të rrebesheve të izoluara vetëm në disa zona.

Për fundjavë na pret mot pak më i ngrohtë, ngase do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu dhe jugperëndimi. Megjithatë, priten vranësira të herëpashershme dhe rrallëkund ndonjë rigë shiu.

Në fund të ditës së diele përkeqësim i madh i motit. Dendësim masiv i vranësirave me reshje shiu, por me mundësi edhe për reshje të dendura bore kalimtare sidomos në viset kodrinore-malore të Kosovës dhe mund të ndodhë edhe në disa zona paksa më të ulëta mbidetare. E kemi fjalën për natën mes së dieles dhe së hënës.

Reshje të dendura priten në Kosovë, gjysmën veriore të Shqipërisë, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, por edhe në disa vise në Maqedoninë Veriore. Shumë pak reshje priten në gjysmën jugore të Shqipërisë dhe disa vise në Maqedoninë Veriore.

Përmirësim i motit pritet të hënën, por pas reshjeve mbetet freskët./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Eurodeputeti katalunas kritikon ashpër Spanjën: Pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe e pakthyeshme