Prokuroria e Mitrovicës konfirmon: Arrestohet një person që mashtroi qytetarët në vlerë të 2 milionë eurove

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M.

Ai po dyshohet se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro.

Me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit.

Lexo edhe:  Kurti flet bindshëm: Vetëvendosje sërish mbi 50%!