Ilnisa trondit me deklaratën: Romeon dua ta var

Ilnisa Agolli ka marrë vëmendje së fundmi me një deklaratë të bërë kundrejt Romeo Veshajt.

Gazetarja e njohur ka qenë në një moment duke biseduar me një banore tjetër të Big Brother, ku edhe befasoi me fjalët e rënda për prezantuesin.

“Unë Romeon dua ta var tani. Dua ta var, e kupton”, u shpreh ajo.

Kjo video u bë virale dhe është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.

Përdoruesit e internetit kanë kritikuar konkurrenten për mënyrën se si i është drejtuar dhe për fjalët që ka përdorur.

Të tilla raste në edicionet e kaluara janë dënuar dhe pritet të shihet nëse do të ndodhë një gjë e tillë sërish.

Romeo ndërkaq është kthyer në një personazh shumë të komentuar brenda shtëpisë.

Lexo edhe:  Ganiu reagon pas akuzave për konsumim të tepruar të alkoolit