E vodhën veturën, e më pas vdesin dy shqiptarë pasi u aksidentuan në Itali

Kanë vdekur dy shqiptarë dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë afër Romës në Itali.

Mediat italiane kanë shkruar se shqiptarët e përfshirë në aksident e kishin vjedhur veturën në fjalë me të cilën janë aksidentuar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:30, vetura ishte përmbysur disa herë dhe më pasë kishte marrë flakë.

Njëri prej të lënduarve është dërguar për trajtim mjekësor në spital. Aksidenti ndodhi afër qytetit apo zonës Segni.

Makina dhe mjetet e vjedhura e sekuestruan nga Karabinierët. Trupat u transferuan në morgun e Poliklinikës “Tor Vergata” dhe u identifikuan falë edhe gjurmëve të gishtërinjve.

Të tre që ndodheshin në makinë, dy të vdekurit dhe një i shtruar në spital, janë të gjithë shqiptarë, me banim në Romë, të njohur për drejtësinë për krime kundër pronës.

Lexo edhe:  Rrahën mes vete dy familjarë në Suharekë, policia i arreston