250 pako ushqimore donacion nga Arabia Saudite u shpërndahen familjeve në asistencë sociale nga Vushtrria
Sot, Shoqata Humanitare Bëmirëse Bereqeti vazhdoi me shpërndarjen e 250 pakove ushqimore dhe miellit të ardhura nga “Mbretëria e Arabisë Saudite – Qendra e Mbretit Selman për ndihmë dhe punë humanitare” në komunën e Vushtrrisë për nder të muajit të bekuar të Ramazanit.
Ky veprim humanitar synon të ndihmojë familjet në nevojë në këtë kohë të veçantë për besimtarët myslimanë.
Përfitues të kësaj ndihme janë familjet në nevojë dhe ata që ndodhen në asistencë sociale në Vushtrri. Shpërndarja e këtyre pakove ushqimore është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të shoqatës për të përmirësuar jetën e komunitetit lokal dhe për të siguruar ndihmë për ata që kanë nevojë, veçanërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ndihma e ofruar është një shenjë e solidaritetit dhe mbështetjes ndaj të varfërve, dhe Shoqata Humanitare Bëmirëse Bereqeti mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të përmirësuar jetën e tyre dhe për të sjellë shpresë në zemrat e tyre.