Incident në Vushtrri: Qentë endacakë i vërsulen policit, ai e nxjerr armën dhe gjuan për t’i zmbrapsur

gjithandej në vend është një ndër problemet e shumta me të cilat përballen e terrorizohen qytetarët. Një rast i tillë ka ndodhur sot në Vushtrri, ku një person hasi në një lukuni të qenve.

Siç merr vesh Sinjali bëhet fjalë për një zyrtar policor, i cili u detyrua të përdorë armën e tij zyrtare për t’i zmbrapsur qentë që iu vërsulën.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në rrugën “Rifat Galica” teksa polici ishte duke u kthyer në shtëpi, kur paprimtas ia zunë rrugën një numër i madh i qenve.

Përballë kësaj situate, për t’i shpëtuar rrezikut që po i kanosej, zyrtari policor vendosi të gjuajë në drejtim të qenve.

Nga ky incident, asnjëri nga qentë nuk ka pësuar lëndime e as ndonjë qytetar.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet përkatëse të Policisë, ku janë kryer ekzaminime.

Lidhur me rastin, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës dhe janë nderrmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

 

Lexo edhe:  Piloti i parë i FSK-së, Afrim Zabeli, bashkë me Rifat dhe Lulzim Jasharin