“Më priti duke qarë”/ Sara tregon emocionet e takimit dhe bisedën e parë me nënën e Bardhit

Bardhi la shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi mësoi për gjendjen shëndetësore të nënës, ndërsa pak ditë më pas ai e prezantoi me partneren e tij, Sara Gjordenit.

Kjo e fundit tregoi emocionet e takimit, në një intervistë për “MeKast”.

“Kur kam shkuar atje dhe kam gjetur nënën e Bardhit, sapo kishte ardhur nga spitali, ishte akoma me leukoplaste. Më priti me krahët hapur, duke qarë. Ishte moment shumë emocional, motra e tij, vëllai gjithashtu”.

Madje, sikurse thotë, ajo ishte vajza e parë që Bardhi ia prezantoi nënës.

“Përpara se nëna e tij të dilte te dera, ishim në makinë, Bardhi u kthye dhe më tha që je vajza e parë që unë çoj në shtëpi te nëna”, rrëfeu Sara.

Ndryshe nga sa e kemi njohur në “BBV”, Sara thotë se Bardhi është impulsiv, po aq sa ajo, por gjatë lojës, druhej nga mënyra si dukej në publik.

Mendonte shumë për mënyrën si dukej jashtë. Ma thoshte gjithmonë që kam një ekip mbrapa që ushqehet nga unë. Bardhi është tip që e reflekton shpirtin artistik edhe në përditshmëri. Më beso, është po kaq impulsiv sa unë. Më thoshte aty brenda, jam i çmendur, por nuk ta tregoj dot këtu. Është nevrik. Acarohet nëse nuk e beson, nëse e vë në dyshim për diçka”.

Lexo edhe:  Fjolla ia bën ‘8 me 2’ Fisnikut, publikon foto duke u puthur me të dashurin e ri