Arrestohet një person për falsifikim të parasë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për përfshirje në “falsifikim parash”, duke konfiskuar kështu mbi 10 mijë euro

Përmes një komunikate, bëhet e ditur se i njëjti ka ofruar për shitje 5000 monedha nga 2 euro, teksa ka synuar t’i shiste për 6 mijë euro.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, më 15.03.2024 kanë zbatuar Urdhëresën për ‘Masa të fshehta hetimore’, përkatësisht ‘Blerja e simuluar e artikujve, shërbimeve ose sendeve’, të lëshuar më 14.03.2024 nga Prokuroria Themelore Prishtinë. Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro”, thuhet në komunikatë.

Policia, gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar:

5000 x 2 € monedha, dyshohet të jenë të falsifikuara,
3 kartëmonedha nga 20 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara,
Vetura e përdorur nga i dyshuari dhe
Një telefon celular.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës

zyrtare. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje për 48 orë./teve1.info

Lexo edhe:  Ministri i serb i Mbrojtjes: Ushtria serbe është e gatshme, shpresoj që askush të mos e testojë