Iku nga shtëpia dhe u martua – Babai i së miturës e paraqet rastin në polici

Një person ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur, që nga 11 marsi ishte larguar nga shtëpia.

Ajo më vonë kishte kontaktuar me nënën e saj, ku edhe e kishte njoftuar se ishte martuar me një person 21-vjeçar, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë rast, i dyshuari 21-vjeçar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN  16 VJEÇ- Zubin Potok  11.03.2024 – 14:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se  vajza e tij e mitur nga data e lart-cekur ishte larguar nga shtëpia, më vonë kishte lajmëruar nënën e saj se ishte martuar me një person të moshës  21 vjeç. Lidhur me rastin, pas është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt

Lexo edhe:  Plagosën qenin, arrestohen dy persona në Skenderaj