Sherr mes anëtarëve të familjes për pronë, arrestohen 4 persona

shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, e madje të përfundojnë edhe tragjikisht. Të tilla raste zakonisht nisin me zënka e konflikte verbale, e më pas eskalojnë edhe në përleshje e kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në Viti, ku disa anëtarë të familjes Alidema janë futur në sherr me njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë përfunduar në prangat e Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se në rast janë përfshirë katër persona, dy vëllezër në njërën anë dhe dy të tjerë në anën tjetër, që dyshohet se janë rrahur për shkak të një konflikti që lidhet me mosmarrëveshjet për pronën.

Sinjali mëson se gjatë përleshjes dyshohet se ka ndërhyrë nëna e dy prej të dyshuarve, por e cila për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  "As s'po ha e as s'po pi", komshikja e tronditur nga vrasja e gruas me sëpatë - tregon çfarë raportesh kishin