Pësoi aksident para katër muajsh, i lënduari në gjendje kome vdes në QKUK

Një burrë i cili pësoi aksident para katër muajve, më 14 nëntor të vitit 2023 ka ndërruar jetë dje në QKUK.

Viktima gjendej në gjendje kome.

“Malishevë 14.11.2023-17::50. Me 14.03.2024 është raportuar se, viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i lënduar, dhe në gjendje kome si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen edhe 4 seanca