Ish-dhëndri me ish-vjehrrin përfundojnë në konflikt fizik, shkak denoncimi për një borxh të madh
Dikur ishin miq, por dy dite me herët përfunduan në duar të policisë. Ish-dhëndri E.T me ish-vjehrrin e tij, I.Ç dy natë me herët janë intervistuar nga Policia, pas një zënke qe kanë pasur në një pikë karburanti. Deri tash Policia nuk ka treguar se kush për çka po dyshohet nga të dy, por siç merr vesh Insajderi thelbi i këtij konflikti janë afro 100 mijë euro që ish-dhëndri pretendon që ia ka borxh ish-vjehrri. Ky i fundit ka treguar një version tjetër për Gazetën Insajderi.
Të hënën, në Stacionin policor në Drenas janë intervistuar dy persona lidhur me një rast për “Kanosje”. E. T ka raportuar në polici ish- vjehrrin e tij, profesorin universitar I.Ç për kanosje. E.T, në një prononcim për Insajderin ka rrëfyer se si ish- vjehrri i tij ka tentuar të ushtrojë dhunë fizike ndaj tij. Ai thotë se janë përdorur edhe mjete të forta si shufra hekuri.
“Ai ka pretendu se unë e kam provoku, unë e kam videon se më ka kanos edhe për këtë i kam hap rast. Ai më ka kanos mu. Unë e kam raportuar rastin në polisi në Drenas. Pamjet dhe dëshmitë çka i kom, kam me i paraqit në prokurori për hetim sepse nuk i besoj Policisë në Drenas. Ai më ka kanos me fjalë fyese edhe e ka marr një hekur me më sulmu. Ekzistojnë edhe pamjet. Duke u munduar me ju ik obligimeve që ka ndaj meje, obligimeve financiare ndaj familjes teme po mundohet me u mbrojt me atë urdhër mbrojtje që une kam ndaj vajzës së tij”, ka thënë E.T.
Një version tjetër ka dhënë vjehrri i tij, I. Ç. Ai ka pranuar për Gazetën se është intervistuar nga Policia lidhur me dyshimet për kanosje. Por, mohon pretendimet e ish-dhëndrit se e ka kanosur dhe sulmuar me mjete të forta.
I.Ç thotë për Insajderin të kundërten. Sipas tij, ai është kanosur fizikisht nga ish-dhëndrri me pretendimet se këtë e ka bërë për hakmajrrje që lidhet me ndarjen me vajzën e tij.
“Unë kam dhënë deklaratë në polici. Unë kam qenë i kanosur nga ai të cilin policia e ka ndalu për 48 orë. Ai është psikopat. Unë kam qenë duke i prit qikat e mija. M’ka dal përpara me makinë edhe me ka kërcënu me fjalët ‘gjithçka është e kryme për ty’. Unë prej një distance disa metra i kam thonë se çka është e kryme. A e ki njet mem vra a çka me bo. Pastaj, ai është largu edhe ka shku në polici e ka lajmru rastin. M’ka thirr policia, e kam dhënë deklaratën në polici. Kam thënë se nuk e kam kanos askënd. Tash është duke u mundu mem shantazhu edhe mem komprometoj sikur profesor. Ai m’ka kërcënu vetë e vet m’ka lajmëruar në polici. Ai është duke u mundu me mu hakmarrë”, deklaroi ai për Insajderin.
Gazeta Insajderi ka pyetur edhe Zyrën për Informim të Policisë së Kosovës por, të njëjtin kanë kërkuar që t’i drejtohemi raportit 24 orësh të policisë së Kosovës.
Insajderi ka parë raportin e policisë por nuk është raportuar asnjë rasti për kanosje në Drenas. I vetmi rast për kanosje është raportuar në Fushë Kosovë nga viktima mashkull.
Probkemi mes tyre nuk ka filluar të hënën. Në dhjetor të vitit të kaluar ish-dhëndëri kishte paraqitur rastin në Polici për ‘mashtrim’. Edhe në dhjetor të dy palët ishin intervistuar nga Policia e Kosovës. Rasti është duke u hetuar nga prokuroria.