Erërat e forta e ‘fluturojnë’ serën, ajo përfundon në kulmin e një shtëpie në Kosovë
Gjatë dy ditëve të fundit autoritetet lokale në pothuajse të gjitha komunat e Kosovës, i kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në zonat pranë objekteve të larta dhe pemëve të vjetra nga frika se mund të ndodhë më e keqja.
Kjo po ndodhë si pasojë e erërave të forta që po fryjnë në vendin tonë dhe pothuajse në tërë rajonin.
Ndërkaq faqja MeteoBallkan që merret me raportim të motit në Kosovë, ka publikuar një video paksa të pazakontë.
Në të shihet se si sera nga erërat e forta ka përfunduar mbi kulmin e një shtëpie, thotë një qytetar që ka publikuar videon e pazakontë.
Lokacioni i saktë i shkrepjes së videos nuk dihet, por në të shihet sesi pjesa e madhe e najlonit së bashku me strukturën e metaltë ka mbetur e varur në kulm të shtëpisë.